Kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar që mesfushori Thiago Alcantara do të largohet nga klubi këtë verë.
Mesfushori spanjoll nuk do të nënshkruajë një kontratë të re, pasi kërkon një aventurë të re në karrierën e tij.
29-vjeçari, i cili është duke u lidhur me Liverpoolin, është i zhgënjyer me kohën e lojës në dispozicion të kampionëve gjermanë dhe Rummenigge ka konfirmuar largimin e tij nga Allianz Arena.
“Në të vërtetë, bisedat që Hasan Salihamidzic pati me të ishin gjithnjë shumë produktive. Dhe në një moment në të vërtetë dukej se do të arrihej një marrëveshje”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Sky Sport në Gjermani.
“Por, atëherë Thiago informoi Hasanin [drejtori sportiv i Bayernit] se ai do të donte të bënte diçka të re përsëri, dhe kështu është historia”.
“Ne do të duhet ta pranojmë. Kemi një kontratë që është akoma e vlefshme për një vit dhe nëse ai pajtohet me ndonjë klub, ai klub duhet të paguajë një shumë të caktuar për transferim”.
“Unë nuk dua të bëj ndonjë koment publik në lidhje me shumën që kemi në mendje”.
“Nuk jam zemëruar aspak. Më pëlqen. Mendoj se ai është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe ai është gjithashtu një karakter i mirë”.
“Nuk duhet të harrohet se si 29 vjeçar, ai është në një moshë ku, nëse ai dëshiron të bëjë diçka të re, ai duhet ta bëjë atë tani sepse nëse je në të 30-tat, do të jetë më e vështirë të bësh transferime”, përfundoi drejtuesi i Bavarezëve. /Telegrafi/