Telegrafi

Rummenigge: Kahn do të vijë në vendin tim te Bayerni

Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmuar rikthimin e Oliver Kahn te Bayern Munich.

Portieri legjendar i Bayernit dhe kombëtares gjermane do të jetë shefi i ri i klubit nga viti 2021.

Kahn do të zërë pikërisht vendin e Rummenigges te Bayerni pasi ky i fundit nuk do ta vazhdojë kontratën.

“Plani është Oli të më pasoj mua. Ai do të stërvitet nga unë. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Bavarisë, por edhe edukimin e ka të mbaruar për biznes. Bordi e ka dhënë dritën e gjelbër që ai të jetë pasuesi”.

“Oli është inteligjent dhe e njeh mirë klubin, kështu që ai është zgjedhja e duhur”, ka thënë Rummenigge.

Bayern Munich ka vite që udhëhiqet nga Uli Hoenes dhe Karl Heeinz Rummenigge.

Kahn si portier ka qëndruar për 14 vite te Bayerni, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/