Telegrafi

Rummenigge: Juve sfidues në Ligën e Kampionëve

Derisa të martën, Rummenigge pohoi se Real Madridi është favorit absolut për trofeun graës më prestigjioze të futbollit evropian, ai mendon se transferi i sivjetmë i Bianconerëve, Diego, mund ta udhëheqë Zonjën e Vjetër drejt trofeve këtë sezon.

“Juventusi është ndërtuar shumë mirë. Mendoj se është në gjendje që të luftojë për Scudetto dhe të arrijë sukses edhe në Ligën e Kampionëve”.

“(Juve) është një ekip i ringjallur, pas asaj që ndodhi në vitin 2006 (Calciopoli). Kjo është njëra nga ndeshjet kryesore në grup, dhe pritjet janë të mëdha”, ka thënë Rummenigge për “Tuttosport”.