Karl-Heinz Rummenigge këmbëngul se Bayern Munich nuk po nxiton të vendos nëse ata duan të përdorin opsionin e tyre për të blerë James Rodriguez nga Real Madridi.
James Rodriguez është në sezonin e fundit të marrëveshjes së tij dyvjeçare me Real Madridin, ndërsa Bayern ka një mundësi për ta bërë këtë lëvizje të përhershme në verë.
Drejtuesi i gjermanëve, Rummenigge, ka thënë se klubi nga Bundesliga do të marr kohën e tyre të nevojshme deri te vendimi nëse ata duan të mbajnë 27-vjeçarin e Kolumbisë, i cili thuhet se dëshiron një rikthim në Madrid.
“Në marrëveshjen tonë ne kemi një mundësi që ne mund të përdorim deri më 15 qershor 2019. Jemi në nëntor tani kështu që unë nuk mendoj se ka kuptim të flasim për këtë tashmë”, ka thënë fillimisht kryetari i Bayernit.
“Jam i mendimit se James luajti futboll të madh në sezonin e kaluar. Ai ishte një nga lojtarët tanë më të mirë aq sa më kujtohet”.
“Në ndeshjen në Madrid [në Ligën e Kampionëve në maj] ai shënoi për 2-2 dhe pastaj të gjithë tifozët e Madridit e duartrokitën atë”, përfundoi Rummenigge.
Rummenigge tha se dyshonte se James, i cili ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë sezon, do të kthehet nga një lëndim në gju gjatë këtij viti.
Bayern kanë duruar një fillim të vështirë të sezonit dhe janë në vendin e pestë në Bundesliga përpara se të presë Fortuna Dusseldorfin të shtunën. /Telegrafi/