Telegrafi

Rummenigge: Do të jap maksimumin për të mbajtur Riberyn

Anësori francez kërkohet thuajse nga të gjitha skuadrat e mëdha, duke përmendur Real Madridin, Chelsean, Barcelonën, Interin, Juventusin dhe Manchester Unitedin, dhe bavarezët do ta kenë të vështirë që ta mbajnë në skuadër.

“Qëllimi ynë është që të vazhdojmë me Franck Riberyn. Do të bëj krejt çka është e mundur që ta mbajmë. Mirëpo, nuk mund të parashikoj nëse do të kemi sukses në këtë drejtim”, ka thënë Rummenigge. /Telegrafi/