Site icon Telegrafi

Rummenigge dhe Hoeness përplasen rreth blerjes së kartonit të James Rodriguezit

James Rodriguez (Foto by Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e James Rodriguezit mbetet enigmë. Sipas Christian Falk të Sport Bild, bosët e Bayern Munichut janë të ndarë sa i përket kolumbianit, i cili aktualisht është në një huazim dyvjeçar nga Real Madridi te bavarezët.

Si pjesë e marrëveshjes që mori James në Allianz Arena, Bayern negocioi një opsion blerje prej 42 milionë eurove që është e vlefshme deri në qershor; megjithatë, një dallim mendimesh nga ana e shefave të klubeve, Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoeness, vazhdon të mbajë pezull vendimin nëse do të aktivizohet klauzolën.

Gjersa drejtori i Bayernit, Rummenigge është i prirur që sulmuesi të qëndrojë te gjermanët, presidenti i klubit, Hoeness mbetet i bindur se nuk ia vlen që të blihet kartoni i lojtarit.

James Rodriguez (Foto by Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Qëndrimi i këtij të fundit duket se ka më shumë gjasa të mbizotërojë, raporton Falk, pasi ai është gjithashtu kryetar i bordit mbikëqyrës të kampionëve gjermanë, ku ka fjalën e fundit për çështje të tilla.

Megjithatë, duke marrë parasysh marrëdhënien e mirë të James me trajnerin Zinedine Zidane, i cili u riemëruar si trajner i Real Madridit dhe ka gjasa të kthehet në Santiago Bernabeu.

Ndryshe, James mund të vazhdoj karrierën edhe te kampioni italian, Juventus ose në ndonjë prej klubeve të mëdha të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version