Site icon Telegrafi

Rummenigge: Bayern-BVB, një përballje e tillë nuk duhet të vinte kaq shpejt

Admistratori i Deleguar i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, nuk është aspak i kënaqur nga shorti i Kupës së Gjermanisë, që e vendosi ekipin bavarez përballë Borussia Dortmundit në fazën e 1/8-ave.

62-vjeçari e konsideron një finale të parakohshme dhe që do të luhet në periudhë intensive para Krishtlindjes.

“Një përplasje e tillë nuk duhej të vinte kaq shpejt. Në bazë të kalendarit, do të përplasemi para Krishtlindjes dhe askush nuk e dëshironte këtë”.

“Zakonisht, Bayern-Dortmund është e fundit e garës, kështu ka ndodhur thuajse gjithmonë gjatë viteve të fundit”, ka thënë Rummenigge.

Në raundin paraardhës, Bayernit iu desh të eliminonte mes shumë vështirësish një tjetër skuadër të fortë të Bundesligës, pikërisht Liepzigun, pas goditjeve të 11-metërshave.

Sfida e Kupës së Gjermanisë me “verdhezinjtë” do të luhet më 19 ose 20 dhjetor në “Allianz Arena”. /SS/

Exit mobile version