Telegrafi

Rummenigge: Alaba mund të qëndrojë te Bayern Munichu

Kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se David Alaba ndoshta do të qëndrojë te klubi bavarez.

Alaba, i cili është transformuar nga mbrojtës i majtë në qendërmbrojtës në vitet e fundit, ka luajtur nëntë sezone me Bayernin, por kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2021.

Austriaku ka qenë i lidhur me shumë klube evropiane dhe mund të diskutojë me klube të tjera nga janari dhe Rummenigge e kupton pse klubet më të mira në Evropë konsiderojnë të bëjnë një lëvizje për 28-vjeçarin.

Lexo po ashtu Nga Donnarumma te Alaba, Ramos e Messi, një formacion me shumë yje që do të jenë futbollistë të lirë në qershor

“Çdo skuadër me të drejtë mendon të përforcohet. Është normale, në këtë situatë, që klubet më të mira mendojnë për Alaban”, ka thënë fillimisht Rummenigge për Tuttosport.

“Tani, i takon atij të marrë një vendim dhe ndoshta ai do të ndryshojë ekip”.

“Apo ndoshta, ai do të ndryshojë mendje dhe do të qëndrojë në Bayern. Do ta shohim”, përfundoi kryetari i Bavarezëve.

Alaba, i votuar si ‘Futbollisti Austriak i Vitit’ gjashtë herë deri më tani, ka fituar dy Liga të Kampionëve, nëntë tituj të Bundesligës dhe gjashtë kupa DFB-Pokal me Bavarezët, plus Kupën e Botës për në 2014. /Telegrafi/