Telegrafi

Rummenigge akuzon klubet e Ligës Premier për ‘kidnapim’ fëmijësh

Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se klubet e Ligës Premier blejnë lojtarë aq të rinj sa që mund të quhet edhe kidnapim.   

Klubet e mëdha të elitës angleze ka vite që akuzohet për blerjen e lojtarëve shumë të rinj më moshë duke i pritur pastaj të rriten dhe të nënshkruajnë kontrata profesionale me ta.

Ish futbollisti i njohur tashmë drejtues te Bayern Munich e ka ngritur këtë çështje që mund të merr përmasa më të mëdha.

“Ne nuk nënshkruajmë me fëmijë 10 ose 11 vjeç siç bëjnë anglezët”.

Lexo po ashtu Bayerni e rrëmben edhe një talent gjerman

“Mund të flitet për një kidnapim dhe ka shumë dyshime morale në këtë gjë”.

“Fokusi ynë është këtu në Gjermani dhe në Bavari. Pra, talentet tona vijnë nga Rosenheim, e jo nga Rio”, ka thënë drejtuesi gjerman Rummenigge.  

Kur Gjermania e fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, shtatë nga 14 futbollistët që u futën në lojë ishin në kontratë me Bayernin. / Telegrafi/