Site icon Telegrafi

Rumania, tre titullarë në dyshim kundër Shqipërisë

Një pikë e grumbulluar në dy ndeshjet e para të Grupit A e mban në lojë Rumaninë që ndaj Shqipërisë do të kërkojë të marrë maksimumin. Gjithsesi, për sfidën e së dielës, trajneri Iordanesku ka probleme të mëdha me formacionin.

Sipas asaj që raportojnë mediat rumune, 3 titullarë të Rumanisë janë në dyshim. Michael Pintilii mund të mos zbresë në mesfushë për sfidën e Lyonit pasi është dëmtuar në sfidën kundër Zvicrës ku ia la vendin Hoban në fundin e pjesës së parë. Iordanesku konfirmon se mesfushori ka probleme të mëdha dhe nuk është i sigurt nëse do ta ketë në dispozicion.

Pintilii rezultoi një nga lojtarët më të mirë në sfidën kundër Francës dhe mungesa e tij mund të peshojë shumë për Rumaninë, shkruan supersport.al.

Probleme muskulare kanë hasur edhe Razvan Rat e Stancu. Në rast se mbrojtësi i majtë nuk ia del mbanë të rikuperohet në kohë, vendin e tij do ta zë Steliano Filip. Ishte pikërisht ky i fundit që e zëvendësoi Rat në minutën e 62 kundër Zvicrës, ndërsa Stancu e la fushën në minutën e 84 dhe sipas trajnerit rumun, rikuperimi i tij mund të jetë më i arritshëm.

Exit mobile version