Site icon Telegrafi

Rumania sot ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nga dje po qëndron për vizitë pune në Rumani, në Kuvendin e së cilës për sot është caktuar ratifikimi i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Nesër Xhaferi do të qëndroj për vizitë edhe në Lituani, ku gjithashtu pritet të bëhet ratifikimi i protokollit për në NATO.

Kryetari i Kuvendit do të mbajë fjalim para deputetëve të Senatit të Rumanisë dhe para deputetëve të Kuvendit të Lituanisë.

Më herët protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar Greqia, Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi./Telegrafi/

Exit mobile version