Telegrafi

Rumania, renditet e teta për fuqinë blerëse të menaxherëve

Kriza e fundit ndërkombëtare dhe mungesa e menaxherëve të aftë në tregjet në zhvillim ka rezultuar me rritje pagash për menaxherët në Evropën Lindore.

”Rumania është bërë tashmë një El Dorado për menaxherët, veçanërisht për ata në Azi, ku të ardhurat e disponueshme janë në mënyrë të dukshme më të ulëta. Ecuria pozitive e tregjeve në zhvillim, përfshirë Rumaninë, ka gjeneruar një kërkese të paparë për pozicione menaxherësh,” tha menaxheri i përgjithshëm i Hay Group Romania, Harry Meintassis.

Në Evropën Perëndimore, rritjet e pagave janë ngrirë, duke pasur parasysh që shumë institucione financiare dhe jofinanciare kanë shkurtuar numrin e punonjësve për shkak te krizave ndërkombëtare financiare, tha eksperti i Raiffeisen Bank, Ionut Dumitru.