Rumania është pranë amnistimit të politikanëve të burgosur për korrupsion, një lëvizje e cila mund të rindezë protestat popullore.
Kjo nuk është hera e parë që partia Socialdemokrate në pushtet, përpiqet të dekriminalizojë disa vepra korrupsioni, përfshirë shpërdorimin e detyrës.
Në ballë të përpjekjeve për ta ndryshuar ligjin është kryetarja e partisë së majtë Socialdemokrate Liviu Dragnea, e cila vetë ka qenë e përfshirë në një skandal korrupsioni.
Partia në pushtet thotë se disa elementë të fushatës kundër korrupsionit i ngjajnë gjuetisë së shtrigave.
Në janar të vitit 2017, dhjetëra e mijëra rumunë u mblodhën në rrugët e Bukureshtit për të protestuar kundër planeve të qeverisë për të dekriminalizuar disa shkelje ligjore dhe falur disa të dënuar me një vendim të posaçëm. Ato ishin protestat më të mëdha që ka njohur vendi që prej vitit 1989, kur ra regjimi komunist.
Ndryshimet ligjore parashikojnë aministimin e të gjithë atyre që janë dënuar me më pak se 5 vjet burg për korrupsion, një lëvizje që u konsiderua goditje ndaj luftës së vendit kundër korrupsionit, përcjell Shekulli.
Qeveria gjithashtu synon të dekriminializojë shkeljet që sjellin dëme ekonomike prej më pak se 41.419 eurosh.
Planet e qeverisë janë kritikuar gjerësisht nga presidenti Klaus Iohannis, prokurori i përgjithshëm, shefi i anti-korrupsionit dhe shoqëria civile. Përpjekja është kritikuar edhe nga Komisioni Europian.
Këto zhvillime të brendshme, ndodhin në një kohë që vendi është gati të marrë kryesimin e radhës së Këshillit të Bashkimit Europian. Bukureshti do të kryesojë takimet e çdo niveli në Këshill për gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të organizojë një samit të BE-së në pranverë.