Një valë e vazhdueshme e të nxehtit ka çuar në thatësi të madhe në disa pjesë të Rumanisë, me një numër liqenesh që janë tharë dhe kultura të panumërta që dëmtohen.
Bëhet e ditur se në qarkun jugor të Galatit nuk ka rënë shi për tre muaj, duke bërë që liqeni Talabasca të jetë pothuajse tërësisht i privuar nga uji.
Banorët vendas janë shprehur të alarmuar për situatën, me një numër që ankohen për faktin se vendi nuk ka parë shi për kaq shumë kohë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Është shumë e keqe ajo që po ndodh, ky vend mund të bëhet një shkretëtirë shpejt”, u shpreh i frikësuar një vendas.
Gjithashtu, Rumania pritet të shohë humbje të konsiderueshme në të korrat e misrit dhe lulediellit, duke detyruar Ministrin e Bujqësisë të vendit të ofrojë kompensim për fermerët.
Villagers in at least six Romanian counties, Constanța, Alba, Dolj, Iași, Prahova, and Gorj are receiving water rations.
Specialists report that water consumption triples during the hot period, overwhelming the capacity of the tanks.https://t.co/vz1GmWqtuD
— euronews (@euronews) July 26, 2024
Ndryshe, kriza e fundit vjen pas një tjetër krize në korrik.
Atë muaj, banorët në të gjithë Rumaninë u përballën me një krizë të rëndë uji, e cila i la ata me një furnizim të racionuar për shkak të thatësirës së zgjatur dhe reshjeve të pakta.
Fshatarëve në të paktën gjashtë qarqe rumune, Constanta, Alba, Dolj, Iasi, Prahova dhe Gorj u dhanë racione uji për t’i ndihmuar ata të mbijetojnë. /Telegrafi/