Telegrafi

Rumania ndan 143 milionë euro për kompaninë Ford

Presidentit i prodhuesit të automobilave Ford për Evropën, John Flemming, tha se kompania do të prodhojë në Rumani 300 mijë makina dhe 300 mijë motora çdo vit nga viti 2012.

Ford do të fillojë prodhimin e modelit Transit Connect në 2009-ën dhe do të punësojë 7 mijë njerëz deri në vitin 2012.

Në shtator 2007, Ford bleu një pakete aksionesh prej 72.4% në prodhuesin rumun Automobile Craiova për 57 milionë euro, duke u angazhuar të investojë një shumë shtesë prej 675 milionë euro për përmirësimin e fabrikës.