Telegrafi

Rumania konfirmon daljen nga recesioni

 Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2010 regjistroi një rritje me 1.6 për qind sipas të dhënave bruto dhe 0.3 për qind sipas të dhënave të korrigjuara nga variacionet sezonale.

Ekonomia kishte regjistruar tremujorin e fundit 2010 një progresion të lehtë në raport me tremujorin paraardhës. Sipas analistëve, rritja ekonomike ka ardhur nga prodhimi industrial që është rritur me 10 për qind dhe nga eksportet me 39.4 për qind.

Për gjithë vitin 2011, qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një rritje me 1.5 për qind. Kjo rritje do të vijojë edhe në 2012 dhe mund të arrijë deri në 3.5-4.0 për qind. /Telegrafi/