Telegrafi

Rumania gjithnjë më e volitshme për investime të huaja

"Mund të shpresojmë se këtë vit, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Rumani do të arrijnë deri në 10 miliardë euro, pasi në gjysmëvjetorin e parë ato arrijnë shifrën prej 4.8 miliardë euro", deklaroi Vosganian.

Ai theksoi se gjatë këtij viti, investimet e huaja mbulojnë 60 për qind të deficitit në llogarinë rrjedhëse të Rumanisë, transmeton agjencia Mediafaks.

Vitin e kaluar, investimet e huaja të drejtpërdrejta në shtet arrijnë shtatë miliardë euro. /Makfaks/