Telegrafi

Rumani, me shumë investime për të përballuar krizën

”Nëse deri tani investimet janë realizuar nga jashtë, ka ardhur momenti që klasa politike të thotë fjalën e saj dhe investimet të vijnë nga brenda, por gjithashtu dhe nga fondet strukturore të Bashkimit Evropian. Rritja ekonomike e Rumanisë është e shëndetshme, sepse vjen nga rritja e pagave, nga rritja e fuqisë blerëse, duke qenë një rritje që ka ardhur nga tregjet e veta dhe kjo nga programe speciale”.

Rumania ka një plan të zgjeruar zhvillimi të infrastrukturës, që përfaqëson një burim të rëndësishëm rritjeje, ka pohuar Cefin.
”Investimet janë mënyra nëpërmjet të cilës ekonomia rritet dhe mund të ndihmojë gjithashtu që kriza financiare të mos transmetohet në ekonominë reale,” tha Albarosa.

Sipas Albarosa, tregu i ndërtimit do të jetë sektori më i prekur nga kriza ndërkombëtare, pasi burimet ekonomike vijnë kryesisht nga jashtë dhe nuk ka financime aktualisht.

Cefin Holding nisi aktivitetin ne Rumani ne 1995, si shpërndarës i autorizuar për Iveco ne Bukuresht.