Telegrafi

Rumani: Bega Group do të prodhojë turbinë ere

”Ne planifikojmë të prodhojmë turbinë ere në fabriken e Faur. Nuk e kemi vendosur nëse do të marrim një licencë nga një prodhues i huaj apo do të montojmë pjesë të marra nga kompanitë e mëdha,” tha Marius Cristescu për Business Standard.

Përfaqësuesit e Bega-s janë në bisedime me dy kompani, të cilat Faur i furnizon aktualisht me pjesë turbinash, të quajtura Nordex dhe Russian Marshall Group. Në rast se do të arrihet marrëveshja, prodhimi në fabrikën Faur do të fillojë brenda dy vitesh, tha Cristescu.