Telegrafi

Rumani, 70 000 ndërmarrje të mbyllura nga kriza botërore

Sipas statistikave, numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Rumani është mbi 600 000. Qeveria rumune pret përkeqësim të situatës ekonomike në vend dhe vlerëson se edhe më shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme do ta ndalin punën e tyre gjatë kësaj vjeshte.

Masat për ndihmat ndaj ndërmarrjeve vonohen, kurse deri në janar të vitit të 2010 parashikohet që të sigurohen për to 26 milionë euro nga buxheti i shtetit.