Telegrafi

Rumani 2-0 Kosovë, notat e lojtarëve: Aro Muric dhe Florian Loshaj më të mirët te Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Rumania me rezultat 2-0.

Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë me Dardanët që pësuan golat vetëm në fundin e ndeshjes.

Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq duke u larguar nga loja në minutën e 43-të.

SofaScore ka publikuar edhe notat e futbollistëve nga kjo përballje ku Arijanet Muric ka marrë notën më të lartë nga futbollistët dardanë.

Lexo po ashtu Aro Muric i jashtëzakonshëm, i pret penalltinë kapitenit rumun

Portieri dardan priti penallti në minutën e 60-të derisa mori notë 7,8.

Me notë të mirë te Kosova u vlerësua edhe Florian Loshaj 7,2 dhe Ibrahim Dresevic 7,1.

Nota më e ulët shkoi për Vedat Muriqin 5,4 dhe Leart Paqaradën 5,9.

Te vendasit nota më e lartë shkoi për kapitenin Nicolae Stanciu 7,7. /Telegrafi/