Telegrafi

Ruli: Ja çfarë përfitojmë me nënshkrimin e marrëveshjes për energji me Italinë

“Shqipëria me këtë projekt shënon një hyrje në projektet strategjike të Mesdheut dhe rajonit për projektetet energjetike-strategjike, të teknologjise së lartë, rritë indipendencen në prodhimin e energjisë dhe garancinë në furnizim të popullatës dhe ekonomisë me energji elektrike” tha Ruli.

Ministri Ruli shpjegoi edhe detajet e projektit të prodhimit të energjisë nga era si edhe përfitimet që ka Shqipëria nga projekti.

“Përfitimi i shtetit shqiptar në këtë rast është jo vetëm mundësia për të marrë energji në rast nevoje nga ky prodhim, është fakti që fiton një linjë interkonjeksioni mes Shqiperisë dhe Italisë, të cilën e ndërton me koston e saj kompania, pra me kapacitetin e saj zotërohen 80% nga kompania dhe 20% e kapaciteteve zotërohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit Shqiptar” tha Ruli.

Sipas planifikimit të kompanive përkatëse të dy këto projekte mund të jenë efektive pas katër vjetësh.