Site icon Telegrafi

Ruleti rus në dasmë

Shoku i gëzuar i çiftit të ri më pas pyeti dasmorët nëse dëshirojnë ta provojnë të njëjtën gjë, pasi ai shpëtoi paq. Dikush bërtiti “Rulet rus? Natyrisht!”.

Një burrë tjetër më pas e bëri të njëjtën gjë, e vendosi revolen në kokë para dhjetëra dasmorëve dhe pistoleta shkrepi.

Në videon shokante të postuar shihet qartë se si dikush nga mysafirët e dasmës përpiqet ta ndalë veprimin e tij. Por burri u plagos rëndë dhe ra në dysheme para dasmorëve të tmerruar. Gratë filluan të qajnë e bërtasin. Ndërsa një zë i panjohur nga anash dëgjohet duke thënë “A je normal?!”.

Burrin e plagosur rëndë e dërguan menjëherë në spital. Mjekët ia hoqën plumbin nga koka, ndërsa burri me siguri do të mbetet i paralizuar përjetë me lëndim të rëndë në tru. Mikun i dhëndrit u arrestua nga policia. /Telegrafi/
 

Exit mobile version