Site icon Telegrafi

Rukiqi u bën apel punëtorëve: Mos dalja në punë po rrezikon furnizimin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me anë të një shkrimi në Facebook u bën aple të gjithë punëtorëve që të dalin në punë, për ato veprimtari që nuk janë të ndaluara nga vendimi i qeverisë.

Sipas tij, mos dalja në punë po rrezikon furnizimin dhe mbijetesën e bizneseve.

“Dilni në punë në veprimtaritë që nuk janë të ndaluara me vendim të Qeverisë, bashkë me masat mbrojtëse (maska, dezinfektues). Mosdalja në punë, po rrezikon furnizimin, mbijetesën e bizneseve dhe të juajën. E përseris: Qeveria ka rekomanduar punë nga shtëpia vetëm te punët që mund të kryhen në shtëpi. Kujdesi i domosdoshëm por jo deri në limitin e ndaljes të krejt asaj që funksionon. Apeloj Kryeministrin, të del dhe të sqaroj publikisht këtë pikë të vendimit të Qeverisë”, shkruan Rukiqi. /Telegrafi/

Exit mobile version