Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka takuar sot nënkryetarin e Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek.
Pas takimit kryetari i OEK, Berat Rukiqi tha se qëllimi i këtij takimi është mundësia e rritjes së bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Izraelit në shumë fusha.
Derisa bëri të ditur se në tetor do që qëndroj në Izrael për vizitë, Rukiqi tha se dy odat do angazhohen për krijimin e kushteve ligjore duke iniciuar edhe një marrëveshje për tregti të lirë në mes të dy vendeve. /kp/