Telegrafi

Rukiqi, Ramës: Merr masa për Erion Braçen, po bën shantazh ndaj bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të ndërmarrë veprime ndaj deputetit Erion Braçe.

Sipas Rukiqit, Braçe po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits, e cila sipas tij ka shënuar sukses në Kosovë por edhe në rajon, duke e cilësuar gjithçka si shantazh të ish-zëvendëskryeministrit.

“Doni Fruits është tregim suksesi në Kosove dhe rajon, ndër kompanitë e rralla nga Kosova me sukses në Shqipëri. Mijëra fermerë në Kosovë dhe Shqipëri janë përfitues direkt nga puna e palodhshme e Doni Fruits, me qendrat e grumbullimit të frutave dhe perimeve në këto dy vende. Në ditët e fundit, aktiviteti i kësaj kompanie në Shqipëri, po rrezikohet seriozisht, nga sulmet dhe gjuha shantazhuese e deputetit Erion Braçe”, thuhet në reagimin e Rukiqit. /Telegrafi/