Në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) është bërë pranim dorëzimi i detyrës tek kryetari i ri i sapo zgjedhur.
Rukiqi ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të OEK-ut ka qenë transparente dhe model për të gjitha organizatat.
Ai lavdëroi punën e paraardhësit të tij, Safet Gërxhaliu.
“Tri janë prioritetet që i kam thënë dhe dje, që do të fokusohemi në këtë mandat katërvjeçar. Është rritja e punësimit, përmes rritjes së eksportit, duke i përkrah oda, firmat në eksport. Në gjetjen e tregjeve të reja. Besoj që do ta ketë një kontribut të drejtpërdrejte dhe në mirëqenien e përgjithshme në vend. Është harmonizimi apo mbyllja e hendekut që po ekziston mes tregut të punës dhe sistemit arsimor. Dhe e treta aspekti që nuk është vetëm trend me fol për të, por po bëhet nevojë, digjitalizimi i përgjithshëm i ekonomisë. Këto tri pika do të jene fokuset tona kryesore, në aspektin strategjik”, tha ai.
Kryetari i ri i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritashëm duke thënë se Gërxhaliu e ka sjellë OEK-un në një pozitë që ka reputacion ndërkombëtar.
Në anën tjetër, ish-kryetari Gërxhaliu, ka thënë se rrugëtimi i tij në OEK ka qenë sfidues, por është arritur që momentet e pavolitshme tië shndërrohen në inspirim për sukses. /KP /Telegrafi/