Analisti Valon Syla në T7 ka thënë se javën e kaluar është takuar kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Sylës në këtë takim është folur për çështjen e zgjedhjeve të reja.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi.
“Lajmi për takimin e Kryetarit Abdixhiku, me kreun e Kuvendit, është i pasaktë”, u shpreh ai.
Sipas tij, LDK i ka publike dhe të qarta qendrimet për zgjedhjet.
“Kryeministri i dorëzuar duhet të jap dorëheqje, t’i tergoj qytetarëve pse po dorëzohet dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, shkroi Rukiqi./Telegrafi/