Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se bizneset janë në krizë serioze dhe se për këtë duhet të merren veprimet e duhura nga ana e vendimmarrësve.
Rukiqi nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka propozuar disa pika se si duhet të bëhet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë së COVID-19.
“Të financohen kompanitë që nuk kanë mundësi financiare për implementimin e masave për parandalimin e përhapjes të COVID-19”, thuhet në njërën nga pikat e propozuara. /Telegrafi/