Site icon Telegrafi

Rukiqi: Kosovës i humbën 10 vite për termocentralin ‘Kosova e Re’

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka thënë se termocentrali “Kosova e Re” vendit tonë i ka humbur dhjetë vite.

Ai me anë të një postimi në porfilin e tij në Facebook ka vlerësuar se nuk është për shqetësim largimi i Bankës Botërore nga projekti.

“Është dashur moti me u largu. Na i kanë humbur 10 vjet të mira, në kohën kur tjerët i kanë planifikuar dhe po e përfundojnë ciklin e investimeve në energji. Për më shumë Korniza për Zhvendosje e Bankës Botërore, po na kushton afër 27 milionë euro, ndërsa me ligj të shpronësimit kostoja për shpronësimin e pronave në Shipitullë do të ishte shumë më ulët. Termocentrali duhet të ndërtohet dhe i njëjti duhet të vazhdohet vet me model tjetër financiar. Përndryshe Banka Botërore po e humb rëndësinë e vet në nivel global. I ka ardhur koha të ndryshojë dhe të u përshtatet ndryshimeve në ekonomi, ose ka mbet ‘obsolete'”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version