Site icon Telegrafi

Rukiqi kërkon nga Qeveria inicimin e tri marrëveshjeve ekonomike me Izraelin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shfrytëzoj momentumin e njohjes nga Izraeli.

Rukiqi me këtë rast tha se duhet të iniciohen tre marrëveshje ekonomike me këtë vend.

“Për të shfrytëzuar momentumin e njohjes nga Izraeli, në aspektin ekonomik, institucionet e vendit shumë shpejtë duhet të iniciojne 3 marrëveshje me Izraelin: 1. Marrëveshjen për Tregti të Lirë; 2. Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve; 3. Marrëveshjen për shmangien e tatimit të dyfishtë”, ka shkruar Rukiqi në profilin e tij në Facebook.

Sipas Rukiqit, këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend. /Telegrafi/

Exit mobile version