Telegrafi

Rukiqi: Është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente për mediat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat.

Rukiqi ka thënë se mediat në asnjë moment nuk e kanë ndalë punën në informimin e drejt të publikut, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pakoja e plotë e emergjencës fiskale - 170 milion euro për t’i ndihmuar qytetarët në nevojë dhe bizneset e prekura nga coronavirusi

“Në përkrahje të mediave, të gjithë sektorët e ekonomisë janë prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes të aktivitetit për shkak të masave për parandalimin e përhapjes të pandemisë.

Mediat në asnjë moment nuk e kanë ndalë punën në informimin e drejtë të publikut, vetëdijesimin për kujdes dhe ruajtje të shëndetit, por edhe përkrahje të kauzë të drejtë për ruajtje të vendeve të punës.

Lexo po ashtu Berisha: Gazetarët urgjentisht të kategorizohen në shpërblim, krahas mjekëve, policëve e zjarrfikësve

Paradoksalisht,  për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat e njëjtë si për sportin”, ka shkruar Rukiqi në Facebook./Telegrafi/