Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat.
Rukiqi ka thënë se mediat në asnjë moment nuk e kanë ndalë punën në informimin e drejt të publikut, transmeton Telegrafi.
“Në përkrahje të mediave, të gjithë sektorët e ekonomisë janë prek indirekt dhe direkt nga pasojat e kufizimit dhe ndaljes të aktivitetit për shkak të masave për parandalimin e përhapjes të pandemisë.
Mediat në asnjë moment nuk e kanë ndalë punën në informimin e drejtë të publikut, vetëdijesimin për kujdes dhe ruajtje të shëndetit, por edhe përkrahje të kauzë të drejtë për ruajtje të vendeve të punës.
Paradoksalisht, për shkak të reduktimeve drastike të të hyrave nga marketingu, shumë gazetarë rrezikojnë të mbesin pa paga, prandaj është e domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente e dizajnuar për mediat e njëjtë si për sportin”, ka shkruar Rukiqi në Facebook./Telegrafi/