Telegrafi

Rukiqi: Bllokimi punës së Kuvendit të Kosovës, mesazh i keq për investimet e huaja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se bllokimi i punës në Kuvendin e Kosovës, po ndikon dhe po e përçon një mesazh të keq për investime të huaja.

Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se ligjet në procedurë janë të rëndësishme për reforma në ekonomi, të cilat kanë mbetur peng i bllokadës së punë në parlament.

“Për neve po mbetet shqetësuese që parlamenti nuk funksionon,. Një pako e mirë e ligjeve të rëndësishme që e rregullojnë edhe ambientin ekonomik, edhe kushtet e të bërit biznes kanë mbetur peng i mos funksionimit të parlamentit. Kjo po ka implikime edhe të investitorët gjermanë, austriak dhe investitorë të vendeve të tjera vazhdimisht e po theksojnë faktin se ka rrezik të lartë politik në kuptimin e kushteve biznesore në Kosovë ose të kushteve për investime. Duke i parë këto probleme, ende ka imazh të gazit, por tash ka vazhdimisht edhe probleme të theksuara me mos miratimin e ligjeve”, ka thënë kreu i OEK-ut.

Ai paralajmëroi se sot do të vizitojë Shqipërinë dhe do të zhvillojë një takim me ministrin e Financave të Shqipërisë, ku ndër temat kryesore do të jetë edhe taksa rrugore në ‘Rrugën e Kombit’ që sipas tij, do të kërkohet zbritja e taksës për transportuesit. /KP /Telegrafi/