Telegrafi

Ruiz do të suspendohet nëse merr pjesë në Lojërat Olimpike 2020

Andy Ruiz është paralajmëruar se do të suspendohet për dy vite nga pjesëmarrja në luftimin për titullin WBC nëse merr pjesë në Lojërat Olimpike 2020.

Kampioni i WBA, IBF dhe WBO duhet që ta fitojë vetëm edhe titullin WBC që mbahet nga Deontay Wilder për t’u bërë më i miri në botë.

Meksikano-amerikani kishte bërë me dije më parë se do të ishte nderë për të që të luftojë për medaljen e artë, mirëpo tani duhet të mendojë dy herë.

Andy Ruiz (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“WBC është kundër që një boksier të merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe nuk është veprim i mirë që të bëhet kjo gjë”, ka thënë presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman.

“Është diçka e papranueshme, fansat dhe ekspertët e boksit nuk duhet ta përkrahin një gjë të tillë”.

Lexo po ashtu Rrugëtimi për t'u bërë kampion i padiskutueshëm, Ruiz: Pas Joshuas, do ta kërkoj titullin që më mungon

“Garimi në Lojërat Olimpike është diçka tjetër, Është diçka e ndryshme dhe shumë e rrezikshme. Ne nuk mund ta pranojmë atë gjë”, ka shtuar më tej ai.

Ruiz do të ripërballet në dhjetor me Anthony Joshuan për t’i mbrojtur tre titujt që i fitoi pikërisht nga britaniku. /Telegrafi/