Telegrafi

Rui Costa: Na vinte turp të provonim ato që bërë Ronaldo – e dinim që do të fitonte ‘Topin e Artë’

Futbollisti legjendar portugez, Manuel Rui Costa, ka treguar se si dukej kur lojtari i ri i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, iu bashkua kombëtares.

Ai ishte më i riu, por menjëherë u imponua dhe të gjithëve e kuptuan se kemi të bëjmë yllin e madh të ardhshëm të futbollit.

“Kurrë nuk kam luajtur me Messin, por kam pasur privilegjin që ta bëj me Cristiano Ronaldon. Ai ishte më i riu nga të gjithë në kombëtare, por u integrua menjëherë shumë mirë dhe çdo ditë kishte diçka të re, teknikë dhe lëvizje për të na mësuar”.

“Është e vërtetë që ne kishim turp të provonim t’i përsërisnim në stërvitje (lëvzijet e Ronaldos) dhe e imituam në fshehtësi. Më pas në darkë ai foli vetëm për driblimin, megjithëse ne u përpoqëm t’i rrënjosnim rëndësinë e lojës në ekip”, ka kujtuar Ruis Costa.

Rui Costa besonte që në fillim se Ronaldo ishte i destinuar për gjëra të mëdha.

“Kur ai nuk ishte aty, të gjithë thoshim se do ta fitonte me siguri Topin e Artë. Kjo mund të konkludohej nga mënyra se si stërvitej, talenti që kishte. Nuk kishim dyshim. E dinim se kishim përballë një atlet me vullnet të jashtëzakonshëm. Ai kishte kokën dhe këmbët për të qenë më i miri. Dhe për fat, kështu doli”, ka thënë ai.

Rui Costa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Benfican, Fiorentinën dhe Milanin, ndërsa në fanellën e kombëtares ka luajtur 94 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola. /Telegrafi/