Telegrafi

Rugova tregon kush i manipuloi zgjedhjet në Prishtinë dhe Istog (Video)

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka shpalosur disa gjëra të pathëna më parë, sa i përket zgjedhjeve të fundit lokale, sidomos në Komunën e Prishtinës dhe atë të Istogut.

Deputeti Rugova tha se në Prishtinë janë vërejtur një numër i konssiderueshëm parregullsishë.

“Kemi dyshime të bazuara se në dhjetëra vendvotime ka pasur gabime. Ekspertët tanë që merren me këto çështje e kanë analizuar tërë këtë dhe kemi bërë ankimimin zyrtar”, tha ai.

Rugova, duke folur në Tribuna Channel, i quajti kriminelë disa anëtarë të strukturave të AAK-së në Istog, duke thënë se kanë tentuar që të vjedhin votën e sovranit të kësaj komune.

Madje për Rugovën, vendimi i PZAP-së për rivotim në këtë komunë është i padrejtë, sepse siç tha ai në këtë komunë është dashur që të kontestohen vetëm votat me postë.