“E kemi pritur që do të jetë luftë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërsa me lojën që po tregojmë, po shihet se po kthehet ajo Prishtina e vjetër,” ka thënë Rugova menjëherë pas ndeshjes për Rtv 21.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Sigal Prishtinës ndaj Pejës dhe me këtë ndeshje janë barazuar në përballjet ndaj njëra-tjetrës 2-2.
Peja vazhdon të jetë lidere e BKT Superligës me dy pikë më shumë se Sigal Prishtina. /Telegrafi/