Site icon Telegrafi

Rugova pjesë e seminarit të biznesit sportiv

Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova, ka përfaqësuar me sukses Federatën e Basketbollit të Kosovës në Seminarin e 4-të, të Biznesit Sportiv në Stamboll, organizuar nga Federata Turke e Basketbollit dhe FIBA.

Seminari u ndoq nga qindra udhëheqës dhe menaxherë të klubeve të ndryshme, të cilët patën mundësinë të dëgjojnë dhe të përfitojnë nga përvojat e tyre:

Serhan Antalyalı, MD – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Turke të Basketbollit

Kamil Novak – Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Europe

Emin Balcı – Kryetar i Delegatëve të Bordit të Ligës TBF

Özgün Ünver – Menaxher i Përgjithshëm i Bursaspor

Henry Utku – Drejtor i Lartë i Operacioneve të Basketbollit për NBA Europe

Prof. Asoc. Gülberk Gültekin Salman – Drejtoreshë e Programit Master për Menaxhimin e Sporteve në Universitetin Bahcesehir.

Në këtë seminar u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë formatet dhe funksionimin e FIBA, Federatës Turke të Basketbollit, Klubit Bursaspor dhe NBA.

Rugova e përfundoi me sukses seminarin dhe kjo padyshim do të përbëjë një përvojë të vlefshme për të, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e komunitetit të basketbollit në Kosovë.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të çmuar për rrjetëzim dhe marrjen e njohurive mbi strategjitë e menaxhimit dhe operimit të organizatave kryesore të basketbollit në mbarë botën .

Exit mobile version