Analisti politik, Yll Rugova, ka thënë se pati tendenca nga Partia Demokratike e Kosovës që të përfitojnë politikisht nga rrahja e bashkëshortes së ministrit në detyrë, Blerand Stavileci, duke ia hedhur menjëherë fajin Lëvizjes Vetëvendosje, përkundër mungesës së fakteve.
“Pati një tendencë nga PDK që menjëherë ta drejtojë gishtin nga VV-ja dhe të përfitojë politikisht nga kjo dhunë”, tha Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës.
Megjithatë, sipas Rugovës, pozitive ishte se të gjitha anët e dënuan rastin.
“Pozitive ishte se të gjithë, nga të gjitha anët, e dënuan sulmin”, tha Rugova.