Telegrafi

Rugova në “Debat plus”: PAN e ka të pamundur ta formojë Qeverinë (Video)

Analisti Yll Rugova, në debatin lidhur me mundësitë e formimit e Qeverisë së re të Kosovës, ka theksuar se koalicioni fitues i zgjedhjeve, PDK – AAK dhe Nisma (PAN), do ta ketë të pamundur ta formojë ekzekutivin e vendit.

Rugova në emisionin “Debat plus” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “i pari në zgjedhje ka dalë koalicioni PAN, dhe ata do ta vazhdojnë me të nominuarin e tyre Ramush Haradinaj, i cili nuk do të lëshojë pe nga kjo kandidaturë, duke insistuar që të mbetet në këtë pozitë”.

“Ne i dimë deklaratat e VV-së, që de facto është partia e parë në parlament, se nuk do ta pranojnë Haradinajn si kryeministër.  Në anën tjetër, koalicioni LAA gjithashtu është deklaruar se nuk do ta pranojnë Ramush Haradinajn dhe askënd nga PAN që ta votojnë si kryeministër”, ka shtuar Rugova./Telegrafi/