Site icon Telegrafi

Rugova: Nuk e pranoj këtë rezultat të manipuluar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova thotë se nuk e njeh rezultatin pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Lexo po ashtu Në Istog përmbyset rezultati, Gani Dreshaj para Haki Rugovës

Rugova thënë për KosovaPress, se do të bëjë ankesë ndaj këtij rezultati të manipuluar.

“Ai është rezultat i papranueshëm dhe i manipulueshëm. Unë si pranoj ato rezultate, do të bëjmë ankesë, e gatshme është ankesa”.

Pas numërimit të këtyre votave, është rikthyer rezultati në favor të kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj, i cili mori 1475 vota, derisa Rugova 133 vota.

Exit mobile version