Telegrafi

Rugova: LDK ka dërguar në PZAP mbi 100 fakte për manipulim dhe falsifikim të votave në Istog (Video)

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë se kanë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), mbi 100 fakte për manipulim dhe falsifikim të votave për komunën e Istogut.

“LDK ka bërë një ankesë jo për komplet procesin e votimit që u mbajt në balotazh, por ankesa ishte ekskluzivisht për manipulim të votave të ardhura me postë”, ka thënë Rugova në “Debat D Plus” në RTV Dukagjini.

Rugova ka shtuar se manipulimi, abuzimi dhe falsifikimi i këtyre votave është bërë nga kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

“LDK ka dorëzuar dosje në PZAP me fakte të bollshme për këtë proces”, tha Rugova,

Ai shtoi se janë të befasuar se përse të dërgohet një komunë e tërë në proces të rivotimit. /Telegrafi/