Site icon Telegrafi

Rugova: LDK, gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se ende nuk kanë diskutuar në parti për ofertën që e ka bërë Ushtruesi i Detyrës së PDK-së, Kadri Veseli për opozitën.

“Në parti nuk i kemi diskutuar këto çështje, nuk po dua t’i komentoj fjalët e askujt. Unë gjithmonë i prezantoj para opinionit qëndrimet partiake politike që i ka kryesia e LDK-së, unë si individ nuk flas në asnjë mënyrë”, ka thënë Rugova për Indeksonline duke komentuar ofertën e Veselit.

Sipas Rugovës, LDK-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja, por duhet të analizohen rrethanat.

“LDK-ja gjithmonë është e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe ka qenë gjithmonë. Nuk e kem ne atë problem, por ne duhet të vlerësojmë a duhet apo nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe temat tjera dhe nuk ka asnjë problem”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Oferta e Veselit është interpretuar nga analistët si shkuarje në zgjedhje të reja. Veseli ditë më parë ka deklaruar se do të bëjë publike një ofertë publike për opozitën, që nuk do mund ta refuzojnë tri partitë, VV, AAK dhe NISMA.

Exit mobile version