Telegrafi

Rugova kërkon përgjegjësi nga Thaçi, nëse flamuri i Kosovës është hequr në Turqi

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëse në Stamboll është larguar flamuri shtetëror me kërkesë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nëse ky akt ka ndodhur në praninë e presidentit të Kosovës dhe nuk është bërë asgjë nga ana e presidentit, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë kërkoj përgjegjësi nga presidenti i Kosovës sepse atë e ka zgjedhur Kuvendi”.

Postimi i plotë i Rugovës:

“Sapo lexova një deklaratë të presidentit serb Vuçiq se në ceremoninë e përurimit të një aeroporti në Turqi, ka kërkuar heqjen e flamurit të Kosovës nga organizatori dhe sipas tij ata e kanë larguar flamurin e Kosovës!
Nëse ky akt ka ndodhur në praninë e presidentit të Kosovës dhe nuk është bërë asgjë nga ana e presidentit, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë kërkoj përgjegjësi nga presidenti i Kosovës sepse atë e ka zgjedhur kuvendi”, ka shkruar Rugova. /Telegrafi/