Site icon Telegrafi

Rugova jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të FBK-së

Rugova është i pakënaqur me vendimin e komisarit të Superligës, Tajar Rifati, lidhur me ndeshjen e ndërprerë mes Sigal Prishtinës e Trepçës. Kjo ndeshje u ndërpre për shkak të sulmit të shikuesve vendas ndaj lojtarëve të Trepçës.

Ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar 20:0 në të mirë të Trepçës, ndërsa Prishtinës nuk i ka takuar as pika e humbësit. Prishtina është gjobitur me para dhe që dy ndeshjet e radhës t’i luajë jashtë Prishtinës. Ndeshjen e parë e luan pa tifoz, ndërsa për të dytën mund të zgjedhë që të paguajë 500 euro apo të luajë pa shikues.

"Për shkak të standardeve të dyfishta të komisarit dhe për shkak të anëtarëve të bordit të zgjedhur nga kryetari, që ditën bëjnë çmos në klubet e tyre e natën në mbledhje të Bordit shtiren si engjëj, kam lëshuar mbledhjen e Bordit të Federatës të mbajtur të martën dhe kam dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Federatës", ka thënë Rugova, për Kohën Ditore. /Telegrafi/ 

Exit mobile version