Site icon Telegrafi

Rugova: Jemi të përgatitur, por nuk do të nxitojmë të shkojmë në zgjedhje të vetëm

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë një koalicion i mundshëm LDK-Vetëvendosje do të siguronte 70 mandate në Kuvend.

Rugova, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë nuk është sekret që liderët e LDK-së dhe Vetëvendosje kanë zhvilluar disa takime dhe një koalicion parazgjedhor është i mundshëm në rrethana të caktuara.

“Nuk do të nxitohemi për të shkuar në zgjedhje të vetëm…E dimë se koalicioni aktual u formua 5 minuta para orës 24:00. LDK dëshiron të shkojë e vetme në zgjedhje por në rrethana të caktuara mund të shkojmë edhe me koalicione parazgjedhore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i LDK-së ka thënë se me Vetëvendosjen kanë raporte korrekte nga bashkëpunimi opozitar, por vendimi përfundimtarë do të merret në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Rugova ka thënë se një koalicion i madh LDK-VV bashkë me komunitetet do të formonte një shumicë dërmuese me mbi 80 deputetë e që sipas tij kjo do të ndihmonte në formimin e një qeverie të vogël për nga numri i ministrive por që do të ishte shumë funksionale.

Ai ka thënë se rolin pozitiv të LDK-së tashmë e kanë kuptuar edhe partnerët opozitarë.

Deputeti i LDK-së ka thënë se mbi 90% e elektoratit të partisë nuk e dëshirojnë PDK-në në një qeverisje të ardhshme të kryesuar nga LDK./Telegrafi/

Exit mobile version