Site icon Telegrafi

Rufat Kovaçi prej 60 vitesh rrobaqepës, thotë se është ndër profesionet më të mira (Video)

Qyteti i Prizrenit njihet për numrin e madh të artizanateve madje edhe që ka ruajtur më së shumti ato.

Njëra ndër zejet që i ka mbijetuar kohës, është ajo rrobaqepësi, të cilën e ushtron 70  vjeçari Rufat Kovaçi.

Që nga mosha 15 vjeçare e filloi këtë profesion, të cilin e mësoi nga  vëllai i tij.

Rufat Kovaçi ka thënë se  nëse do t’i jepej mundësia të ndërroj profesionin, prapë do ta zgjedhte rrobaqepësinë.

“Kjo rrobaqepësi ekziston prej 70 vitesh. Kemi qenë bashkë më vëllain ortakë. Kur kemi pasur 15 vjet e kemi filluar këtë profesion. Vëllai ka qenë mjeshtri, ndërsa unë nga ai kam marrë profesionin. Kur punon nuk është vështirë, sepse duke punuar mësohesh. Para se me fillua punën të duket e vështirë. Kam qenë i kënaqur dhe kam arritur mjaft me rrobaqepësi. Kam arritur të kem dyqanin tim dhe të mos paguaj qira”, shprehet 75 vjeçari Rufat Kovaçi.

Është ndër lokalet që i ka mbijetuar kohës. Ata kanë arritur që  t’i ruajnë edhe mjetet e vjetra, me të cilat kishin punuar para 70 viteve.

“Në këtë moshë është pak më vështirë të punosh sepse vitet e bëjnë të vetën”, thotë Rufat Kovaçi.

Faruk Kotli, është punëtor në këtë rrobaqepësi që 27 vite. Ai ka thënë, se punën e bën me shumë dashuri.

Sipas tij, objektet artizanale, janë pjesa më e rëndësishme e Çarshisë së Prizrenit.

“Unë kam filluar nga viti 1992 si praktikant. Nuk kam ditur asgjë. Babai më ka propozuar të bëhem rrobaqepës. Ngadalë jam mësuar, kam mësuar kulturën e punës së rrobaqepësit, sit ë sillem me fqinjët. Kemi mësuar rregullat e dyqanit si të sillemi me klientët”, shprehet rrobaqepësi Fartuk Kotli.

Edhe pse zanatet e vjetra mezi mbijetojnë, Rufat Kovaçi ka thënë se ka  një shpresë kur shohin se në Çarshi kalojnë shumë turistë./Telegrafi

Exit mobile version