Telegrafi

Ruecker: Shtyrja e statusit të Kosovës krijon hapësirë për ekstremistët

“Nëse nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë të statusit të ardhshëm të Kosovës, atëherë është më se e nevojshme që të veprohet në mënyrë që të pengohet që Kosova të rrëshqas në greminë”, ka thënë Ruecker.

Duke u ndërlidhur me bisedimet e fundit që po zhvillohen në Baden të Austrisë, Ruecker ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja të angazhohen që të gjejnë një zgjidhje për statusin e Kosovës, sepse çdo zvarritje në këtë drejtim ju krijonte hapësirë ekstremistëve për të vepruar.