Telegrafi

Ruecker: Në Kosovë as sot as nesër nuk do të jemi dëshmitarë të dhunës

"Njerëzit në Kosovë janë të mençur dhe e dinë që statusi mund të zgjidhet vetëm pa dhunë dhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar", tha Ruecker.

Shefi i UNMIK-ut ka shfaqur kënaqësinë që serbët "në masë të madhe kanë marrë pjesë në zgjedhje" duke treguar se dëshirojnë të përfshihen në institucione, të marrin përgjegjësinë në duart e tyre, dhe të lirohen nga ndikimi i Beogradit i cili, sipas Ruecker, ende është mjaft i fuqishëm. /REL/